Një zyrtar palestinez ka thënë se një vlerësim fillestar ka treguar se të paktën 2,000 njësi banimi janë shkatërruar gjatë luftimeve mes Izraelit dhe grupit militant palestinez në Gaza, raporton Gazeta Enigma.
Naji Sarhan, zëvendësministër i Punës dhe Strehimit në Gaza, i ka thënë AP-së se mbi 15,000 njësi të tjera janë shkatërruar pjesërisht në luftën 11-ditore.
Izraeli ka lëshuar qindra sulme ajrore në Rripin e mbingarkuar të Gazës, duke shënjestruar ndërtesa banimi, komerciale dhe qeveritare. Pati thënë se kishte në synim lokacionet ku Hamasi kishte zyra dhe burime.
Shefi i policisë Mahmoud Salah ka thënë se gati 300 raketa të Izraelit dhe predhave nuk kanë shpërthyer, shkruan AP.
Sarhan vlerësoi humbjet financiare nga luftimet të shkojnë deri në 150 milionë euro. Por, u shpreh se vlerësimi mbi dëmin financiar ende po vazhdon./Gazeta Enigma/