Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Zejnullahu ka dhënë dorëheqje si ushtruese e detyrës së drejtoreshës mëngjesin e sotëm.
Ajo, në këtë pozitë ishte emëruar në gusht të vitit të kaluar pas dorëheqjes së Valbon Krasniqit.