Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas dorëheqjes së Pranvera Zejnullahut nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Klinik Universitar i Kosovës.
Haxhiu në një postim në Facebook shkruan Zejnullahu ishte “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi
Lexoni të plotë postimin:
Çka po ndodh me shëndetësinë?
Dr.Pranvera “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.
Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket te jetë “viktima” e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë.
Dr. Pranvera dha dorëheqje, por Bordi i SHSKUK-së qe keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë.
Skandale, keqpërdorime, dorëheqje e largime nga sektori publik. Shëndetësia jonë çdo ditë po shkon drejt degradimit
Nuk ka përmirësim të shërbimeve shëndetësore, nuk ka mbështetje për profesionistët shëndetësorë. Lëre që mungojnë rezultatet, por as të emëruarit politik nuk po gjenë qetësi.
Siç po shihet degradimi dhe shkatërrimi i këtij sektori dhe jo vetëm nuk është i rastësishëm!!.