Sonte në orën 21:00 në çerekfinalet e Kupës së Mbretit do të luajnë Real Madrid dhe Atletico Madridi, ndërsa një natë para ndeshjes një kukull që përfaqësonte Vinicius Junior u var jo shumë larg kampit stërvitor të klubit mbretëror.
Pranë tij është një mesazh që thotë “Madridi e urren Realin”. Mesazhi i shkruar është një nga motot e ultrasve të Atleticos dhe është parë disa herë.
Këtë herë pranë saj është një kukull në litar e veshur me fanellën e yllit të ri të Real Madridit, i cili tashmë është kërcënuar disa herë.
Vinicius kritikohet për festimin e golave, për shkak të të cilave tashmë disa herë ka qenë në shënjestër të racistëve të cilët i bërtisnin se është majmun dhe “le të vdesë”.
Ai ishte edhe objektiv i rivalëve. Jo shumë kohë më parë, kapiteni i Atleticos, Koke, tha se “nëse shënon dhe fillon të kërcejë, do të ketë probleme”.
Marca shkruan se për shkak të kërcënimit të frikshëm ndaj të riut brazilian, tifozët e Realit do të ngrihen nga vendet e tyre në stadium në minutën e 20-të dhe do të duartrokasin Viniciusin.
Atletico zyrtarisht kërkoi falje dhe u distancua nga lëvizja e tmerrshme e ultrasve të tyre.