Tifozët e Atletico Madridit kanë vendosur një kukull të Vinicius Junior me një mbishkrim: Madridi e urren Realin

Tifozët e Atletico Madridit kanë vendosur një kukull të Vinicius Junior me një mbishkrim: Madridi e urren Realin

Rivaliteti mes Atleticos dhe Real Madridit përjetoi një tjetër episod të errët këtë të enjte, ditën në të cilën dy skuadrat kanë një takim të planifikuar për çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Pranë qendrës stërvitore të Merengues , në Valdebebas, në një urë ishte vendosur një praullë ku shkruhej “Madridi e urren Realin”. Më serioze: një kukull e varur në qafë me numrin dhe emrin e Vinicius Junior, një sulmues brazilian që luan për Real Madridin.

Përmes një deklarate, Atletico Madrid shpreh keqardhjen për ngjarjet e ndodhura, duke thënë se një situatë e tillë është e papranueshme.

Related Articles