Apeli e rivendos rastin e 11-vjeçares (VIDEO)

Apeli e rivendos rastin e 11-vjeçares (VIDEO)

Në ballafaqimin e parë, e pati kërkesë kryesore.

Por, për gjyqtarin Adnan Isufi plotësimi i aktakuzës që rëndon mbi pesë të dyshuar, tre nga ta të mitur, të përfshirë në rastin e dhunimt të 11-vjecares nuk u bë as pas lutje së tij, një muaj më parë.

Kjo qe arsyeja që ky vendosi ta hedh poshtë këtë aktakuzë.

Megjithatë,  këtë vendim të enjten e ktheu në rivendosje Gjykata e Apelit, pas ankesës së prokurores Sherbiane Selimi.

Por, për pak nga këto zhvillime janë të informuar avokatët e të dyshuarve. Fitim Limani që mbron Ekrem Rexhepin, deklaroi se për sjelljen e gjyqtarit Isufi do të kërkojë masë disiplinore pasi siç thotë po mbanë fshehtë vendimet.

Për shoqërinë civile, krejt ky lëmsh mes institucioneve është shkak i neglizhencës së tyre për rastet e tilla.

Pesë nga 13 të arrestuarit si të dyshuarit në përfshirjen e dhunimit të 11-vjecares në këtë park të lagjes Arbëria, po vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim nga gushti i vitit të kaluar, derisa akuzohen për vepra të ndryshme penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, “Trafikimi me njerëz”, “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” e “Dhunim”.

Related Articles