Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një postimi i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur për mediet dhe transparent.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar më gjashtë janar për mbajtjen e këtij Kuvendi, por prej atëherë FFK nuk ka lëshur më asnjë njoftim në lidhje me këtë Kuvend.
Madje, kur ka mbetur më pak se një ditë nga mbajtja e këtij kuvendi, FFK-ja nuk e ka njoftuar më opinionin dhe mediat për orën apo vendin se ku do të mbahet nesër ky Kuvend.