Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar ditën e sotme për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm ku pritet të votohet Statuti i ri i këtij institucioni.
Kjo pritet të ndodh për shkak të kërkesës nga Komisioni për Vlerësim dhe Licencimin të Federatave Sportive në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinsë dhe Sportit.
Megjithatë, FFK-ja nuk e ka bërë të qartë se ku dhe në çfarë ore do të mbahet ky Kuvend i Jashtëzakonshëm, gjë që ka nxitur edhe reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës mbrëmë i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që Kuvendin e Jashtëzakonshëm ta organizojë të hapur edhe për mediat.
Janë disa klube që kanë dalur kundër këtij Draft-Statuti deri më tash. Drita, Prishtina dhe Trepça ’89 janë 3 klubet nga Superliga e Kosovës që edhe zyrtarisht e kanë kundërshtuar atë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sot, ‘GazetaBlic Sport’ do të ju mbajë vazhdimisht të informuar.