Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencën e mbajtur të premten ka folur edhe për çështjen e pagës së tij.
Ai ka thënë se lënda është në procedurë gjyqësorë dhe vendimi i tij nuk do të ndryshojë pavarësisht pagës që merr deri në një vendim gjykate.
“Ajo çështja është në proces gjyqësorë, unë do të vazhdoj të ju qëndroj parimeve të mija, nuk ka vendim financiar që ndikon në parimet e mia”, ka thënë Murati.
Ministri i Financave u dënua me ndalimin e 50% të pagës së tij. Hekuran Murati nuk ka respektuar vendimin për anulimin e konkursit për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, edhe pse është konstatuar se ka bërë shkelje ligjore kur e ka hapur këtë konkurs. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vlerësuar se konkursi sipas ligjit duhet të shpallet nga Ministria e Punëve të Brendshme