Hetuesit policorë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, gjatë ditës së premte kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste, të cilat kanë ndodhë në fshatin Slivovë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Policisë të arrestuarit janë: I.A. mashkull, 54 vjeç, N.Z. mashkull, 41vjeç, Q. G. mashkull, 39 vjeç, R. S. mashkull, 34 vjeç dhe R .S. mashkull, 29 vjeç, të gjithë shtetas i Republikës së Kosovës.
“Hetuesit policor kanë gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura të cilat arrijë vlerën rreth 5.000 euro”, thuhet në njoftim.
Personat arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet. /Gazeta Enigma/