Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, shkruan Gazeta Enigma.
MSH-ja ka njoftuar se ministri Vitia ka e ka njoftuar ambasadorin Nissinen më objektivat dhe reformat që po planifikohen në systemin shëndetësor.
“Gjatë këtij takimi, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Nissinen lidhur me objektivat dhe reformat të cilat planifikohen të bëhen në sistemin shëndetësor”, ka njoftuar MSH-ja.
Ndërkohë ambasadori Nissinen e ka falenderuar ministrin Vitia dhe ka shprehur gatishmërinë që të thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Finlandës në sektorin e shëndetësisë.