Futbolli kosovar do të rikthehet në këtë vikend me ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës e ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen.
Të shtunën më 4 shkurt do të luhen ndeshjet si Liria – Llapi, Ballkani – A&N, Feronikeli 74 – Trepça ’89 dhe Flamurtari – Vushtrria, raporton Gazeta Enigma.
Kurse të dielën më 5 shkurt do të luhet Gjilani – Vjosa, Behari – Prizreni, Malisheva – Fushë Kosova dhe Prishtina – Dukagjini.