Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka vendosur të realizojë një udhëtim në Las Vegas si pjesë e turneut parasezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara.
United nuk ka qenë në këtë vend që nga viti 2018, një vizitë e anulua nga zhgënjimi në rritje i Jose Mourinhos me hierarkinë e Djajve të Kuq.
Portugezi e përdori udhëtimin për të shfryrë zemërimin e tij ndaj dështimit të ish-zëvendës kryetarit Ed Woodward për të nënshkruar me një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar.
Nuk ka gjasa që sipërmarrja e Ten Hag në anën tjetër të përfundojë në të njëjtën mënyrë. 52-vjeçari ka impresionuar që kur mori drejtimin e ekipit, duke e çuar Unitedin në vendin e katërt në tabelën e Ligës Premier dhe duke i mbajtur ata në çdo garë.
United nuk e ka vizituar kurrë Las Vegasin ndërsa është në Shtetet e Bashkuara, por do të luajë një lojë në “Allegiant Stadium” kundër një rivali të paidentifikuar.
Stadiumi është shtëpia e ekipit të NFL, Las Vegas Raiders, kështu që do të jetë një sukses financiar. Sipas Daily Star, Ten Hag është i lumtur t’i çojë lojtarët e tij atje për një arsye tjetër.
Ai dëshiron të testojë se si lojtarët do të sillen në Las Vegas, i njohur gjithashtu si ‘Sin City’ dhe ‘Qyteti që nuk fle kurrë’ për shkak të gjallërisë që ka.
Ten Hag nuk do të pranojë asnjë lojtar të United që përpiqet ta trajtojë udhëtimin si pushim. Ish-trajneri i Ajaxit është i rreptë, siç e zbuloi Marcus Rashford muajin e kaluar.
Rashford e zuri gjumi dhe humbi një takim të ekipit para një ndeshjeje jashtë në Wolverhampton Wanderers. 25-vjeçari e nisi lojën në bankinë si ndëshkim përpara se të hynte për të shënuar golin e fitores në pjesën e dytë.