Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka komentuar sjelljet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në raport me Asociacionin.
Pasi Kurti deklaroi se e pranon Asociacionin, Lushtaku thotë se kjo është edhe një shkelje tjetër nga ana e tij.
Madje, Lushtaku e quajti kryemashtrues Kurtin.
“E kemi parë shumë mirë Kurtin në ndryshimet e mëdha, por me të vërtetet asnjëherë nuk e kisha bësuar se do të ndryshoj edhe në këtë pikë. Kur e kam parë që po e lavdëron Oliver Ivanoviqin, atëherë as kjo s’më habit”, ka thënë mes tjerash ai.