Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka siguruar tashmë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.
Pejania ka nisur ditën mbarë duke shënuar tri fitore dhe duke siguruar finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë e mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.
Në çerekfinale, xhudistja jonë u takua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ për të kaluar në gjysmëfinale.
Xhuditja jonë u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ ndaj francez Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.
Në finale, Distria do të ndeshet me hungarezen Reka Pupp.