Një bandë droge e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë është goditur gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e sotme në Rumani.
Dyshohet se kreu i grupit të jetë një shqiptar. Banda kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë kryente transportimin e drogës, më të cilën furnizohej kryesisht në Holandë dhe Shqipëri, siç raportojnë mediet e huaja.
Nëpërmjet kësaj bande sigurohej droga, ndërsa transportet i kryenin me motorë dhe makina, por që rezultonin t’i kishin të regjistruara në emër të të afërmve të tyre.