Ish-mesfushori i Premier Ligës, Christian Atsu, raportohet se ka mbetur i ngujuar në rrënojat që i shkaktori tërmeti në Turqi.
Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi regjione të Turqisë dhe Sirisë të hënën, duke shkatërruar të dyja vendet.
Siç raporton gazetari Yagiz Sabuncuogly, disa lojtarë të klubit turk, Hatayspor janë shpëtuar mirëpo jo edhe Atsu dhe drejtori sportiv i klubit, Taner Savut.
Ish-klubi i Atsusë, Newcastle United, ka shkruar në Twitter: “Duke u lutur për lajme pozitive, Christian Atsu”.