Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, deklaroi se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Sipas tij, tash Kurti i ka ndërruar fjalët dhe për këtë shton se janë bindur edhe qytetarët.
“Po besoj që po bindeni tash, që Albini po i ndërrojka fjalët! Tash po i thotë PO planit franko-gjerman. Tik tak tik tak po i han fjalët”, shkroi ai në Facebook.
Kurti pas takimit me Lajçakun tha se propozimin e BE-së e “konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.
“Konceptet demokratike të orientimit evropian na bëjnë me shpresë”, ka shkruar Kurti në Twitter.