Pamje të vendeve para dhe pas shkatërrimeve nga tërmeti në Turqi

Pamje të vendeve para dhe pas shkatërrimeve nga tërmeti në Turqi

Të paktën 4900 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri.

Dhe ndikimi i kësaj fatkeqësie, kur bëhet fjalë për dëme materiale, është zbuluar në një seri fotografish.

Infrastruktura jetike, shtëpitë e njerëzve dhe monumentet me rëndësi të madhe kulturore u shkatërruan të gjitha brenda pak minutash nga tërmeti fillestar me magnitudë 7.8.

Edhe dëme të tjera janë shkaktuar nga një seri pasgoditjesh të forta, me zyrtarët që thonë se numri i ndërtesave të rrafshuara nga lëkundjet është në mijëra. /Telegrafi

Image
Ndërtesa kryesore e Kalasë së Gaziantepit u dëmtua rëndë
Image
Xhamia e shembur Haxhi Jusuf në Malatya
Image
Një ndërtesë banimi në Gaziantep në tetor 2022 (majtas) dhe më pas, pas tërmeteve të djeshme (djathtas) – nuk dihet nëse dikush ishte brenda ndërtesës kur ajo u shemb
Image
Përsëri në Gaziantep, rreth 80 kilometra nga epiqendra e tërmetit, një tjetër ndërtesë banimi e shembur
Image
Kisha në Hatay, në rrethin e Iskenderun
Image
Si dukeshin ndërtesat e banimit në lagjen Cukurova të Adanas në prill 2021 (majtas) dhe pas shembjes së tyre për shkak të tërmetit

Related Articles