Hoti-Kurtit: Marrëveshja të jetë përfundimtare, për njohje reciproke

Hoti-Kurtit: Marrëveshja të jetë përfundimtare, për njohje reciproke

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka renditur pesë pika sipas së cilave ai beson se duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

Ai ka theksuar se marrëveshja duhet të jetë përfundimtare dhe me njohje të ndërsjellë.

Sipas Hotit, marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:

  1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
  2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;
  3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
  4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
  5. PËR NJOHJE RECIPROKE.

Related Articles