Të paktën 3.384 njerëz humbën jetën dhe mijëra u lënduan në Siri nga një seri tërmetesh të fuqishme me epiqendër në jug të Türkiyes që tronditën rajonin më të gjerë më 6 shkurt.
Mijëra të mbijetuar, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan ose u dëmtuan e kalojnë natën jashtë, në xhami ose tenda të improvizuara.
Ndërkaq, numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme 6 shkurtit në Turqi, shkon në 18.991, tha president Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij në Adiyaman. Sipas tij, pas tërmeteve me qendër Kahramanmaraş, më shumë se 76.000 viktima u evakuan në provinca të tjera. /TRT/