Napoli ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Hellas Veronës, në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A që po zhvillohet momentalisht në Diego Armando Maradona.
Përfaqësuesi i Kosovës Amir Rrahmani shënoi për 1:0 për Napolin në minutën e 62-të. Kosovari shënoi nga afërsia pas një rivënie nga këndi. Ky ishte goli i parë i tij në Serie A për Napolin dhe erdhi pikërisht kundër ish-klubit të vet. Siç qëndrojnë gjërat, Napoli do ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.