Një vjedhje e rëndë ka ndodhur, ku bashkëshorëti dencon gruan e tij pasi kjo e fundit ia mori 80 mijë euro.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë një burrë e ka denoncuar bashkëshorten e tij, e cila po dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e tyre në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj.
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, gruaja e tij ia ka marrë hiç më pak se 80 mijë euro cash, para këto që i kishte fshehur në një vend, për të cilin ishin në dijeni vetëm ata të dy.
Gruaja e dyshuar ka ikur nga shtëpia me mijëra euro dhe nuk po dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Burri i të dyshuarës ka tentuar që të bie në kontakt me të, por e njëjta është zhdukur dhe ende nuk ka rënë në gjurmët e saj.
Përballë kësaj situate, ai ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se si ndodhi ngjarja dhe çka mund të fshihet pas këtij rasti të pazakontë.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teka me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet e dyshuara.