Vazhdon vaksinimi i qytetarëve, mbi 57 mijë persona të vaksinuar

Vazhdon vaksinimi i qytetarëve, mbi 57 mijë persona të vaksinuar

Procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, do të vazhdojë sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, por edhe në qendrat e vaksinimit në komuna, raporton Gazeta Enigma.

Deri më tani numri i qytetarëve të vaksinuar ka arritur në 57 mijë.

Për të vazhduar me këtë proces, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se këtë javë pritet të pranoj edhe një kontingjent tjetër me vaksina.

Mbi 3500 doza të vaksinës Pfizer kundër coronavirusit kanë ardhur në Kosovë në fillim të këtij muaji si donacion i Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, 500 punëtorët të cilët janë vaksinuar në Kukës me datë 20 dhe 21 mars, pritet që këtë të hëne të paraqiten në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. 

Related Articles