Sot janë bërë dy vite prej kur Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare.
E në 2-vjetorin e qeverisjes, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ku nuk ka kursyer as kritikat ndaj këtij të fundit.
Në një intervistë për lajmi.net, Haradinaj ka deklaruar se nuk mendon që Kurti do ta pres fundin e mandatit të tij të rregullt.
“Kurti nuk do ta pret fundin e mandatit të tij por do të reflektojë dhe do ta thërret në përgjegjësi veten dhe Qeverinë e tij në mënyrë që ta hap perspektivën për qytetarët e vendit. Këta ja thotë dikush që edhe vet dy herë ka dhënë dorëheqje në rrethana të ndryshme për arsye të ndryshme. Nuk është e pandershme në një moment të caktuar me reflektu”, ka deklaruar Haradinaj.
VIDEO: