Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj PSG-së si mysafir me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të eliminimit direkt.
Fillimi i ndeshjes ishte i kujdesshëm për të dyja palët që nuk rrezikuan asnjëra palë.
Rastin e parë serioz në ndeshje e kishte Erik Maxim Choupo-Moting në minutën e 30-të, që gjuajti nga brenda zonës me kokë, por gjuaji jashtë.
Pas tij ishte Kingsley Coman që gjuajti nga zona e penalltisë, por topi shoi ngjirur me shtyllën.
Në fund rrezikoi edhe Joshua Kimmich, gjuajtja e tij shkoi në duart e Fio Donnarummas.
Me të filluar pjesa e dytë erdhi goli, kur në minutën e 53-të, kur Alphonso Davies harkoi në zonë, ku Kingsley Coman shënoi për 1-0.
Choupo-Moting dhe Pavard tentuan për të dyfishuar epërsinë, por nuk ia dolën.
Në minutat e fundit të ndeshjes, PSG doli në sulm dhe rrezikoi disa herë.
Zhvillohej minuta e 73-të, kur Kylian Mbappe u fut në zonë gjuajti, por portieri Yann Sommer priti gjuajtjen e tij dhe nga topi i kthyer gjuajti edhe Neymar, por u ndal nga mbrojtja, ndërsa francezi nga afër tundi rrjetën, por nga pozita jashtë loje.
Sërish në minutën e 82-të, PSG në aksion, kur Mbappe shënoi pas asistimit të Nuno Mendes, por ky i fundit në momentin e pranimit të topit ishte në pozitë jashtë loje, dhe goli u anulua.
Në minutën e 85-të, Messi tentoi bukur, dhe por nuk ia arriti të shënojë.
Benjamin Pavard u ndëshkua në kohën shtesë me kartonin e dytë të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.
Një fitore e madhe për gjermanët që shkojnë në ndeshjen e dytë me një epërsi të madhe për tu kualifikuar.