“Të përkushtuar në ndërtimin e urbanizmit”

“Të përkushtuar në ndërtimin e urbanizmit”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se urbanizmi i ri është ndër përpjekjet me bashkëkohore.

Kështu u shpreh ai në konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet”.

Shefi i ekzekutivit theksoi se Kosova i ka borxh veprimtarit Jim Xhema për kontributin e tij, ani pse pak është përmendur.

“Urbanizmi i ri me premisat e tij për të ndërtuar qytete më funksionale dhe me më shumë vlera, është ndër përpjekjet bashkëkohore për njeriun dhe natyrën. Kështu bashkë e jo në kurriz të njëra tjetrës. Kemi kompletuar data bazën kombëtare, synojmë deri më 2023 që të gjitha komunat t’i kenë të përfunduara data bazat gjeo-hapësinore për të cilat janë ndarë 400 mijë euro”, theksoi Kurti.

Më tej, ai tha se me mbi 60 milionë euro të ndara për këtë vit do të vazhdojnë punimet në shumë rrugë të Kosovës.

Ndërsa, veprimtari Jim Xhema ka thënë se edukimi është esencial për çdo vend që të ketë sukses për të përballuar ardhmërinë.

“Është imperativ që ju të merrni studimet shumë seriozisht, pa ju dhe gjeneratën që tani rritet në Kosovë ne do të jemi në situatë të vështirë që të zëvendësojmë gjeneratat e vjetra. Unë personalisht do të qëndroj i kyçur këtu me ju dhe të themeloj fonde personalisht dhe nga shokët e mi qe të sigurohemi që ne i arrijmë qëllimet së bashku. Ne kemi arrit shumë, por udhëtimi juaj është i gjatë”, ka thënë ai para të pranishmeve.

Related Articles