Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një konferencë për medie ka hedhur akuza të mëdha në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e cilës është aktualisht.
Ai duke folur për shefen e grupit parlamentar të kësaj partie,duke mos ia përmendur emrin e ka quajtur si “Çadra e Gadafit”.
“E zier brenda çadrave të Gadafit. Këtë valle e kemi pa edhe më herët, ka shkatërruar parti politike. Çadra e Gadafit ka votu edhe marrëveshje të dëmshme për interesin e Kosovës, që dikur kanë qenë kauza të VV-së”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.