Deputeti i LVV-së, Haki Abazi në një konferencë për media ka “thumbuar” ministren e Drejtësisë për çështjen e Astrit Deharit, pasi që kanë humbur dëshmitë e rastit, njofton GazetaEnigma.
Pas kësaj akuze ka reaguar ministrja Albulena Haxhiu, e cila theksoi se nuk po e di se për çfarë e ka fjalën deputeti dhe nëse ka pasur informata të tilla përse nuk i ka bërë të ditura me herët.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë proces të jetë Haki Abazi, sepse ky rast është shumë i ndjeshëm dhe ka vëmendjen e opinionit publik dhe secili që ka informacione në raport me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit duhet së pari para se të dal në konferencë për media dhe të bëj akuza të tilla, të shkojë në Prokuroi Speciale madje nëse ka pasur më herët pse nuk ka njoftuar më herët për këtë çështje, unë nuk e di se për çka deputeti e ka fjalën pra është e rëndësishme të bashëpunoj me Prokurorinë Speciale dhe të mos fshihet prapa imunitetit të deputetit”, ka potencuar Haxhiu para gazetarëve./GazetaEnigma/