Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në ditën e Pavarësisë së Kosovës ka uruar qytetarët me një video-mesazh, duke theksuar se në këto 15 vjet janë bërë hapa të mëdhenj.
Hovenier në një postim në Twitter thekson ka nderin të jetë pjesë e historisë së përbashkët.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen e hershme dhe të qëndrueshme dhe për partneritetin me popullin kosovar, derisa ky vend i ri e merr vendin e saj në strukturat evropiane, euro-atlantike dhe ndërkombëtare”, thotë ambasadori Hovenier.
“Kemi qenë me ju prej fillimit dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri”, thotë ndër të tjera ambasadori.
Ambasadori amerikan në këtë video thekson se gjatë këtyre viteve ka parë personalisht progresin e madh që është arritur gjatë këtyre viteve dhe kjo sipas tij është rezultat i punës dhe përkushtimit të popullit të Kosovës për të çuar para sovranitetin, pavarësinë dhe demokracinë e vendit të tyre.