Fluks në kufi, qytetarët zgjedhin të festojnë në Shqipëri 15 vjetorin Pavarësinë e Kosovës

Fluks në kufi, qytetarët zgjedhin të festojnë në Shqipëri 15 vjetorin Pavarësinë e Kosovës

Fluks i jashtëzakonshëm qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë janë vënë re në orët e para të ditës së sotme.

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 15 vjetorin e pavarësisë. Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks që në orët e para të ditës, reporton Abc News.

Policia kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle për shkak të këtij fluksi duke shmangur radhët në kufi.

“Urime për të gjithë shqiptarët festën e Pavarësisë së Kosovës. Do të festojmë në Shqipëri si shqiptarë që jemi.”, u shpreh njëri prej tyre.

Related Articles