Presidenti Begaj: Në këtë ditë kujtojmë komandantin legjendar Adem Jasharin, luftën e UÇK-së dhe presidentin Ibrahim Rugova

Presidenti Begaj: Në këtë ditë kujtojmë komandantin legjendar Adem Jasharin, luftën e UÇK-së dhe presidentin Ibrahim Rugova

Në seancën e sotme të Kuvendit, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Bepjesëmarrës është edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, njofton Gazeta Enigma.

Begaj në fjalimin e tij ka potencuar angazhimin e pashterrshëm të ShBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Kosovës në NATO, OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare. Shqipëria ka mbështetur dhe mbështet dialogun. Qeveria serbe nuk është distancuar nga agresori dhe as agresioni dhe as s’ka ndaluar aktivitetin e saj kundër njohjes së Kosovës. Angazhim i BE-së dhe SHBA-së është shprehje e qartë e rëndësisë që ka Kosova për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të gjithë rajonit. E kam të rëndësishme ta përshëndes këtë angazhim dhe vijimin e një dialogu të mirëndërtuar, me njohje të ndërsjellë”, u shpreh Begaj.

Presidenti shqiptar gjithashtu ka përmendur edhe komandantin legjendar Adem Jasharin, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe presidentin historik Ibrahim Rugova.

“Me mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin, UÇK-në luftëtarët e lirisë që edhe sot na frymëzojnë me sakrificën e tyre për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen e të ardhmen e një kombi. Kujtojmë sot liderin simbol të forcës së durimit e elokuencës, shqiptarin që çoi përpara që me zgjuarsi, qartësi e qetësinë e pashembullt qoi përpara kauzën e drejt të pavarësisë së Republikës së Kosovës. kujtojmë presidentin Rugova simbol i paqes në Ballkan e Evropë. Ne përfaqësohemi me dy shtet, me dy president, tre kryeministra e tre kryetarë Kuvendi, e shumë ministra e parti politike që kontribuojnë”, deklaroi Begaj.

Related Articles