Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se të premten kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Hatay të Turqisë është vizituar nga ushtarakë turq për t’u uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!.
“Kontingjenti ynë festoi 15 vjetorin e Pavarësisë në Hatay të Turqisë.Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë.Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë. Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!”, shkruan ministri Mehaj.