Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.
Ballkani dhe Drenica mbyllën 45 minutat e para me rezultat të barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në avantazh kaluan mysafirët me golin e Koxy në minutën e 8’të të takimit, kurse për të barazuar shifrat u përkujdes, Albion Rrahmani në minutën e 26’të të takimit.
Edhe dueli tjetër mes Gjilanit dhe Malishevës pati epilogun e ngjashëm në 45 minutat e para.
Gjilani dhe Malisheva shkuan në pushim me rezultat 1-1 me golat e Dabiqaj dhe Sobowalen.