Qindra hektarë pyje e kullota janë përfshirë nga zjarri të dielën në Klos.
Sipas raportimeve bëhet e ditur se zjarri është afruar edhe në aksin nacional “Qafë e Buallit-Klos” dhe po përhapet pasi favorizohet edhe nga era e fortë.
Zjarrfikësit kanë vështirësi të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë ndërsa avancimi i zjarrit po kalon edhe në territorin e bashkisë së Bulqizë.
Për shkak të zjarrit të fortë i gjithë qyteti Bulqizës është mbuluar nga tymi./TCh