Opinionisti Nderim Neziri, këtë të diel në “Big Talk”, komentoi lojën e Gjon Karricës, për sa kohë qëndroi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Neziri e lavdëroi Gjonin për pozitivitetin dhe ngjyrat që i dha shtëpisë më të famshme në vend.
“Gjoni e ka sjellë shembullin e djalit pozitiv brenda shout. Një karakter shumë unik, ka qenë gjetja shumë speciale e “Big Brother”, njerëzit e kanë dashur Gjonin. Nuk e ka fituar “Big Brotherin”, por i ka fituar zemrat e njerëzve dhe mbi të gjitha më duhet të them që ai ka qenë trend setter i mrekullueshëm brenda shtëpisë, ajo që është pritur ta bëjë: Veshje, ngjyra, avangardë”, tha Neziri.