Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev.
Ai është shprehur se kjo vizitë e tij ka për qëllim riafirmimin e angazhimit të Uashingtonit ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Biden është pritur nga presidenti Zelensky i cili ka falënderuar presidentin amerikan për mbështetjen e SHBA –së ndaj vendit.
“Mirë se vini në Kiev! Vizita juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”, ka shkruar Zelensky në një status në Twitter.