Një sherr banal është kthyer në tragjedi në Greqi në ishullin e Mykonisit. Athanasios Nazos është konfliktuar me një shqiptar në një lokal të ishullit pas sherrit për një vajzë, e cila dyshohet se kishte lidhje me dy të rinjtë
Një sherr banal është kthyer në tragjedi në Greqi në ishullin e Mykonisit që i ka marrë jetë një të riu shqiptar. Athanasios Nazos është konfliktuar me një 34-vjeçar shqiptar në një lokal në ishullin grek pas sherrit për një vajzë, që sipas mediave greke e kishte ngacmuar shqiptari.
Sipas informacioneve të para, vrasja ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela. Në sherr e sipër, shtetasi grek ka shkuar në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë ndaj shqiptarit të identifikuar si Visar Dakrama.
Ai është transportuar për në spital ku edhe ka gjetur vdekjen nga hemorragjia. 33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.