Greva e Minatorëve: Këto janë tri kërkesat kryesore të grevistëve

Greva e Minatorëve: Këto janë tri kërkesat kryesore të grevistëve

Ish-minatori grevist, Shyqri Sadiku, i ka përmendur tri kërkesat e minatorëve të cilët e organizuan Grevën e famshme të Minatorëve të Trepçës më 1989.

“Me ndërrimin e Kushtetutës së vitit 1974 janë ngritur pakënaqësitë e minatorëve, e që ka qenë marshi, shkuarja në Prishtinë realisht, kërkesat tona nuk kanë gjetur përkrahje në institucionet e atëhershme dhe ne kemi qenë të detyruar dhe alternativë tjetër nuk na ka mbetur vetëm ngujimi në minierë”, ka thënë Sadiku për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Tri kërkesat qëllimisht kanë qenë, dorëheqja e ish-komunistëve, Rrahman Morinës, Hysamedin Azemit dhe Ali Shukrisë. Kërkesa e dytë ka qenë që parimet themelore te Ksuheutës së vitit 1974 të mos ndryshojnë”.

“Dhe kërkesa e tretë ka qenë mospensionimi i profesorëve të Universitetit të Prishtinës të cilin hap e kishte marrë Serbia në atë kohë për t’i çuar në pension të parakohshëm. nNuk ka qenë lehtë të merren vendime të tilla”.

Related Articles