Një 28-vjeçar në Berat ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Policia bën me dije se gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor.
Mësohet se pasi ka rënë në kanal makina është përfshirë nga flakët e për pasojë i riu ka humbur jetën brenda mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.