“Beogradit ia qartësova se KFOR-i është gati për mandatin e vet”

“Beogradit ia qartësova se KFOR-i është gati për mandatin e vet”

Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, ka thënë se ia ka bërë të qartë Beogradit, se kanë numra të mjaftueshëm për t’u kujdesuar për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës.

Ristuccia foli edhe për zhvendosjen e FSK-së në veri, e që mund të bëhet sipas tij, vetëm me pëlqim të komandantit të KFOR-it.

“Siç e thash qartë ua kam bërë me dije që jemi plotësisht të pajisur, kemi numra të mjaftueshëm, dhe të organizuar për t’u kujdesur për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Ristuccia në një intervistë për Klan Kosova.

“FSK-ja mund të zhvendoset në veri me pëlqimin e komandantit të KFOR-it, ne plotësisht respektojmë nivelet e trajnimit dhe çfarë mund të bëjnë në fushën e shpëtimit në katastrofa me mjete të pashpërthyera dhe ato që kanë të bëjnë më hulumtim e shpëtim”.

“Ata bëjnë punë të jashtëzakonshme dhe më duhet t’i lavdërojë për këtë, dhe pas kësaj ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga FSK-ja që të zhvendoseshin atje”.

“Më lejoni ta them shumë qartë se ka një marrëveshje ndërmjet institucioneve të Kosovës e KFOR-it dhe NATO-s, që zhvendosja e FSK-së në veri ka nevojë për pëlqimin e komandantit të KFOR-it”.

Related Articles