Polici malazez ushtron dhunë në kufi ndaj politikanit shqiptar

Polici malazez ushtron dhunë në kufi ndaj politikanit shqiptar
Zëvendësdrejtori në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac është pezulluar nga detyra, pas incidentit të rëndë që u shënua në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Bëhet fjalë për dhunimin e Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, i cili ka shërbyer edhe si këshilltari i Ilir Metës, kur ky i fundit ka qenë President.

Burime pranë policisë dhe autoriteteve administrative në Malin e Zi, thanë për Panorama se kjo masë është marrë kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja.

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit.

Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre.

Po ashtu, të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës.

Related Articles