Napoli fiton me lehtësi ndaj Eintracht Frankfurtit në Gjermani

Napoli fiton me lehtësi ndaj Eintracht Frankfurtit në Gjermani

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të 1/8 së finales ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 0-2.

Kvaratskhelia kishte mundësinë që t’i kalonte në epërsi italianët, por e humbi penalltinë.

Për 0-1 shënoi Osimhen në minutën e 40-të.

Punët u vështirësuan për vendasit në minutë ne 58-të, pasi Kolo Muani u ndëshkua me karton të kuq.

Për 0-2 shënoi Giovani Di Lorenzo në minutën e 65-të.

Related Articles