Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi është deputetja e parë që ka nënshkruar peticionin e PSD-së për faljen e gjobave të pandemisë, raporton Gazeta “Enigma”
Musliu Shoshi njoftoi përmes rrjetit social “Facebook”, se qytetarëve duhet të ju përmirësohet kjo padrejtësi.
“Me plot dëshirë e nënshkrova peticionin për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19.
Qytetarëve duhet të ju përmirësohet kjo padrejtësi. E përgëzoj nismën ligjore të PSD-së”, shkroi ajo.
Kjo iniciativë e PSD-së, pritet të vazhdoj të martën edhe në qytetin e Prizrenit./Gazeta Enigma.