Erik ten Hag është bërë heroi i ri i Old Trafford. Askush nuk ka pasur kaq shumë mbështetje nga tifozët e United që nga largimi i Sir Alex Ferguson, por holandezi i ka fituar të gjitha duke udhëhequr ekipin në mënyrë të shkëlqyer.
Sir Alex e ftoi trajnerin e United për darkë. Ata kanë biseduar privatisht dhe sot Ten Hag ka treguar se për çfarë kanë biseduar.
“Është një gjë e mrekullueshme të kesh mbështetjen e tij. Më pëlqen të flas me njerëz që janë njohës dhe ekspertë të vërtetë,” tha Ten Hag, duke shtuar:
“Ferguson dëshironte të më mbështeste dhe të më ndihmonte sa më shumë që mundej. Manchester United është ekipi i tij dhe ndihet i detyruar ta bëjë këtë. Ai dëshiron vetëm më të mirën për ne. Ishte një natë me të vërtetë fenomenale”, tha Erik ten Hag.