Kryeministri britanik Boris Johnson do të martohet me të fejuarën e tij, Carrie Symonds, më 30 korrik 2022. Sipas mediave të huaja, çifti ka nisur shpërndarjen e ftesave për tek njerëzit që të jenë të ftuar e të pranishëm në dasmën e tyre.
55 vjeçari Johnson dhe 33 vjeçarja Symonds janë fejuar nga fundi i vitit 2019, por planet e tyre për dasmë u shtynë për shkak të pandemisë së Covid-19. Mediat raportojnë se Johnson i ka propozuar të fejuarës në ishujt Karaibe, në Mostique, teksa ishin me pushime.
Deri më tani nuk dihet se ku do të bëhet dasma e tyre, pasi nuk janë zbuluar detajet. Kjo do të jetë martesa e tretë për kryeministrin Boris Johnson, ndërsa për Symonds do të jetë martesa e parë.