Shumë media të Francës kanë shkruar të enjten mbrëma lidhur me kurdisjet e ndeshjeve në futbollin kosovar, në favor të bastoreve.
Për ndeshjet e kurdisura janë vënë baste si në Kosovë ashtu edhe në Francë, ka njoftuar Juridiksioni i Specializuar Ndër-rajonal i Nancyt, një institucion hetues në Francë.
Ky institucion ka lëshuar një komunikatë zyrtare të enjten dhe ajo është cituar nga mediat e mëdha franceze. Kjo vlerësohet goditje e madhe për futbollin kosovar. Në fakt se ka ndeshje të kurdisura ka pasur gjithnjë dyshime të mëdha. Por në fare pak raste ka pasur të dënuar.F
Autoritetet franceze kanë hetuar për gati një vit, ndërsa kurdisjet janë të lidhura me një klub të Superligës së Kosovës. Madje francezët pretendojnë se kurdisjet janë të konfirmuara, bazuar në analizën e koeficientëve dhe video-incizimeve të disa ndeshjeve.
Ka të përfshirë nga Franca dhe Kosova. Janë kurdisur katër ndeshje, sipas autoriteteve franceze, ndërsa shuma e fituar është 360 mijë euro. Nëntë persona janë arrestuar. Katër prej tyre janë akuzuar për mashtrim të organizuar. Shumë ndeshje në futbollin kosovar, sidomos në fazat finale të kampionatet janë të dyshuara për kurdisje. Disa gola që shënohen janë thuajse qesharakë. Dhe atë që nuk po e bëjnë autoritetet e Kosovës, për të identifikuar të përfshirët, tani e kanë bërë autoritetet në Francë.