Zëvendësministrja e sportit për kurdisjet: Rasti po trajtohet në Këshill

Zëvendësministrja e sportit për kurdisjet: Rasti po trajtohet në Këshill

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka konfirmuar se autoritetet në Kosova janë të informuara për hetimet që janë bërë në Francë për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Mediat franceze kanë shkruar të enjten për këtë, ndërsa është bërë e ditur se ka akuza, të arrestuar dhe dyshime për 360 mijë euro të fituara nga kurdisjet.

Në FFK kanë thënë se nuk janë të njoftuar, por në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tashmë po merren me këtë.

“Aktualisht rasti është duke u trajtuar në nivel të Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Tjera Negative në Sport. Gjatë ditës së nesërme, sapo të kemi informata të detajizuara dhe të sakta, do të dalim me qëndrimin e institucionit”, ka shkruar Osmani në një përgjigje për kohen, të enjten mbrëma.

Kurdisjet vlerësohen “plaga” më e madhe e futbollit kosovar. Ka dyshime se ato përsëriten nga viti në vit dhe se ndodhin kryesisht në xhirot e fundit të kampionatit.

Related Articles