Lëvizja Vetëvendosje këtë të shtunë do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, e cila pritet të nis nga ora 10:00.
Kjo do të jetë mbledhja e parë me kryesinë e re e cila u zgjodh më 23 tetor të vitit që shkoi.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së u diskutua për të arriturat e kësaj partie, ndryshimet brenda organizatës e situatën politike në vend e botë.