Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Sapo kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 22-të.

Në këto dy përballje, ka gola vetëm në sfidën mes Malishevës dhe Drenicës. Ekipi vendas po fiton me rezultatin 2 me 1.

Golat për skuadrën e Malishevës, i shënuan: Sobowale dhe Drilon Hazrollaj, kurse të vetmin për Drenicën e shënoi Abazi në minutën e 35’të.

Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Ferizaj dhe Dritës. Dy skuadrat patën raste të mira shënimi në 45 minutëshin e parë.

HT | Ferizaj 0-0 Drita

HT | Malisheva 2-1 Drenica

Related Articles